Kryekuvendarja e Malit të Zi, Daniela Gjuroviq, ka shpallur zgjedhjet presidenciale më 19 mars të këtij viti.
Duke pasur parasysh se në prill është festa e madhe fetare në Mal të Zi, u gjykua se është më e përshtatshme që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë 19 mars 2023.
“Sipas nenit 89 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe nenit 2 të Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi është i autorizuar dhe i obliguar të shpallë zgjedhjet për Presidentin e Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë. para përfundimit të mandatit të Presidentit të Malit të Zi. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2018. Mandati aktual i Presidentit të Malit të Zi filloi me betimin para deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi më 20 maj, 2018, pra dita e fundit e afatit për shpalljen e zgjedhjeve është 19 janari 2023”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.
-
Spajiq shpallet mandatar për formim të qeverisë në Mal të Zi
-
Mbi 50 % dalja në zgjedhje në Mal të Zi
-
Abazoviq i bën thirrje Milatoviqit ta anulojë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve
-
Mali i Zi voton sot për zgjedhjen e presidentit
-
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Gjukanoviqi dhe Milatoviqi shkojnë në rundin e dytë