Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga rikthimi i pavarësisë, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë. Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista. Qendrat e votimit janë të hapura në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Koalicioni i Demokratëve dhe URE bëri të ditur se sipas të dhënave të tyre, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi deri në orën 19:00 ishte 50,41 për qind.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi deri në orën 18 votuan 45.5 për qind e votuesve ose rreth 246.8 mijë qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).
Sipas të dhënave të kësaj organizate joqeveritare, deri në orën 18:00 në veri të Malit të Zi kanë votuar 50,2 për qind, në pjesën qendrore 47 për qind dhe në jug 37,4 për qind./RTCG/
-
Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, votuan mbi 70 për qind
-
Deri në ora 19:00 dalja në zgjedhjet në Serbi 67.8 për qind
-
Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 16:00 është 56,38%
-
Përfundon periudha e votimit
-
Përqindje më e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje deri në orën 13:00, krahasuar me dhjetor