Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zëvendëskryeministri rus viziton Mariupolin

Zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin ka vizituar Mariupolin të dielën.

Në kanalin e tij Telegram, Khusnullin tha: “Kam vizituar territoret e çliruara të DNR [Republika Popullore e Donetsk] dhe LNR [Republika Popullore e Luhansk]. Kam vizituar Mariupolin, Volnovakhanskun, Luhanskun dhe qytete të tjera dhe kam biseduar me vendasit”, shkruan CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këto rajone po fillon rivendosja e jetës paqësore. Ne do të ndihmojmë. Në veçanti, është e nevojshme të kryhet një punë në shkallë të gjerë për të ofruar ndihmë humanitare”, ka thënë ai.

Videoja tregoi takimin e Khusnullit me Denis Pushilin, udhëheqës i Republikës së vetëshpallur popullore të Donetskut.

Në një përgjigje, Petro Andushenko, këshilltar i kryetarit të zgjedhur ukrainas të Mariupolit, tha se Khusnullin kishte vizituar portin detar të Mariupolit.

“Përveç plaçkitjes banale, vizita të tilla kanë të bëjnë gjithnjë e më shumë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara drejtpërdrejt në Rusi”, tha Andrushenko.