Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka zbuluar se ka pranuar tri herë kërcënime për jetën në dy vjetët e fundit, për të cilat është kërkuar ndërhyrja e policisë.
Raab ka folur haptas përderisa politikanët dhe publiku janë shokuar nga vrasja e deputetit konservator, David Amess, në një sulm me thikë gjatë takimit të tij me votuesit në Essex, të premten e shkuar.
Një 25-vjeçar, i identifikuar si Ali Harbi Ali, është arrestuar në vendngjarje me dyshimin për vrasjen e Amessit dhe është në paraburgim, sipas ligjit për terrorizmin.
Kryeministri do t’i udhëheqë homazhet për Amessin në House of Commons të hënën, pasi familja e tij u bëri thirrje njerëzve të jenë tolerantë dhe “ta lënë mënjanë urrejtjen”.
Duke folur për media, Raab ka thënë se ishte kërcënuar tri herë me vdekje. Në njërin prej këtyre kërcënimeve, ai ka thënë se është ballafaquar me rrezikun për sulm me acid.
-
Mbështetësi i IS-it dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit britanik
-
I arrestuari për vrasjen e deputetit britanik, po akuzohet për terrorizëm
-
Vrasja e deputetit britanik po hetohet si incident terrorist
-
Vrasja e deputetit britanik po hetohet si akt i mundshëm terrorizmi
-
Zyra e Starmerit thotë se SHBA-ja po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë