Transmetuesi publik italian është përballur me kritika të ashpëra pas publikimit të pamjeve të aksidentit të teleferikut më 23 maj, ku humbën jetën 14 persona, raporton BBC.
Kabina shihet deri te ndalja finale, para se papritmas të ndalojë e të kthehet furishëm prapa e të përplaset përtokë.
Prokurori i rastit e ka cilësuar shumë të papërshtatshme publikimin e pamjeve të kamerave.
Kreu i RAI TV ka thënë se është thellësisht i shokuar me vendimin për të shfaqur xhirimin.
Vetëm një person, një djalë pesëvjeçar izraelit, ka shpëtuar nga aksidenti.
Prokurorët kanë thënë se frenat emergjentë, që kanë mundur të parandalonin aksidentin, ishin ç’aktivizuar qëllimisht. Kabina me shpejtësi të madhe u kthye prapa dhe u përplas përtokë.
Xhirimi ishte siguruar dhe transmetuar në programin e lajmeve të kanalit italian Rai 3, ndërsa kabina ishte mjegulluar. Që nga atëherë është transmetuar në version ët shkurtër apo të plotë nga disa medime tjera, ku disa vetëm kanë mbuluar fytyrat e viktimave.
Një video tjetër tregon një punonjës duke nxituar për të ndihmuar në vendin e aksidentit.
Prokurorja Olimpia Bossi ka thënë se ndonëse të dyshuarit në këtë rast ishin në dijeni të videove, familjarët nuk ishin informuar dhe transmetimi i videove është i ndaluar.