Autoritetet në Itali kanë nisur një hetim pasi një fëmijë, i mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i teleferikut në maj, është marrë në Izrael nga gjyshi i tij.
Prindërit e Eitan Biranit, vëllai i vogël dhe dy nga gjyshërit e tij ishin në mesin e 14 personave që vdiqën në aksident.
Gjashtëvjeçari qëndroi me hallën në Itali që kur u lirua nga spitali.
Mirëpo, familjarët e Eitanit nga ana e nënës, që jetojnë në Izrael, kanë kërkuar kujdestarinë.
Familja e Eitanit ka jetuar në Itali për disa vjet para aksidentit, dhe halla e tij Aya Biran-Nirko ka marrë kujdestarinë e tij në qershor.
Edhe
Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali
Mirëpo të shtunën, Eitan është marrë nga gjyshi i tij nga ana e nënës, Shmulik Peleg, që u vendos në Itali pas aksidentit dhe kishte të drejtë ta vizitonte.
Ai më pas mori Eitanin me aeroplan privat, duke përdorur pasaportën e tij të Izraelit. Diplomatët izraelitë që nga atëherë e kanë konfirmuar arritjen e Eitanit në Izrael.
Gjyshja e Eitanit Gali Peleg kishte kërkuar adoptimin e tij në gusht, duke thënë se djaloshi po mbahet peng në Itali.
“Ne nuk e kemi kidnapuar Eitanin, por e kemi sjellë në shtëpi”, ka thënë ajo të dielën për radiostacionin izraelit “Radio103 FM”.
Ajo ka thënë se prindërit e Eitanit kanë dashur të ktheheshin në Izrael para aksidentit.
Halla e Eitanit e ka përshkruar këtë si tragjedi të radhës për djaloshin.
Hetimet për aksidentin e teleferikut ende po vazhdojnë.
Kabllo ishte këputur, ndërsa kabina e teleferikut ishte kthyer me shpejtësi deri 100 kilometra në orë dhe kishte rënë poshtë malit.
Edhe
Zemërim në Itali pasi u paraqit në TV videoja e aksidentit të teleferikut
13 persona vdiqën në vend të ngjarjes, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, ndërsa një fëmijë tjetër vdiq më vonë në spital.