Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelenskyy: Rusia do të synojë vende të tjera evropiane

Në një fjalim të drejtpërdrejtë drejtuar udhëheqësve perëndimorë këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për më shumë mbështetje, derisa paralajmëroi se Rusia mund të synojë pjesë të tjera të Evropës.

"Ne ende mund të ndalojmë makinën ruse të luftës, ne ende mund të ndalojmë vrasjen e njerëzve”, ka thënë ai, duke argumentuar se do të ishte "më e lehtë për ta bërë atë së bashku".

"Sepse përndryshe, ata do të vijnë tek ju”, ka shtuar Zelenskyy.

Ai po ashtu ka thënë se nëse Evropa nuk merr një qëndrim tani, Rusia do të synojë vendet e tjera evropiane.

"Ne të gjithë jemi objektivat e Rusisë, ndihmojeni veten duke na ndihmuar ne”, ka thënë ai.