Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka folur sot me liderët e Bashkimit Evropian në Londër dhe ka shprehur frustrimin e tij me NATO-n për mosmbylljen e zonës ajrore.
Në një videothirrje ai ka thënë se NATO ishte aleanca më e fortë ushtarake në botë por disa nga anëtarët e aleancës janë të hipnotizuar nga agresioni rus.
“Ne dëgjojmë shumë biseda për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai. “Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e hershëm u bombarduan ku lanë dhjetëra të vdekur”.