Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ukraina s’ka asnjë lidhje me rrëzimin e avionit ku vdiq Prigozhini

Ukraina nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin e avionit ku vdiq shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka thënë të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Para gazetarëve në Kiev, Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është e përfshirë në vdekjen e raportuar të Prigozhinit.

"Ne nuk jemi të përfshirë në këtë situatë, kjo është e sigurt. Unë mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se kush është i përfshirë", ka thënë ai.

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e të dhjetë personave në bord.