Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky thotë se Ukrainës i duhet më shumë kohë për kundërsulm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse, pasi ushtria e saj pret dërgimin e ndihmës së premtuar ushtarake.

Sulmi i pritshëm mund të jetë vendimtar në luftë, duke rivizatuar vijat e frontit që për muaj të tërë kanë mbetur të pandryshuara. Do të jetë gjithashtu një provë vendimtare për Ukrainën, e etur për të provuar se armët dhe pajisjet që ka marrë nga Perëndimi mund të rezultojnë

Duke folur në selinë e tij në Kiev, presidenti Zelensky i përshkroi brigadat luftarake, disa prej të cilave u trajnuan nga vendet e NATO-s si “të gatshme”, por tha se ushtrisë ende i duhen disa “gjëra”, duke përfshirë automjete të blinduara që “po mbërrinin në grupe”.

“Me [atë që kemi tashmë] ne mund të shkojmë përpara dhe, mendoj, të jemi të suksesshëm”, tha ai në një intervistë për transmetuesit e shërbimit publik që janë anëtarë të Eurovision News, si BBC.

“Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme. Kështu që ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë”.

Kur dhe ku do të ndodhë shtytja e Ukrainës është një sekret. Ndërkohë, forcat ruse kanë fortifikuar mbrojtjen e tyre përgjatë vijës së frontit që shkon për 1.450 kilometra nga rajonet lindore të Luhanskit dhe Donetskut deri në Zaporizhzhia dhe Khersonit në jug.

Edhe Zelensky thotë se është gati për zgjedhje dhe kërkon ndihmë për t'i siguruar Botë Zelensky thotë se është gati për zgjedhje dhe kërkon ndihmë për t'i siguruar

Në javët e fundit, autoritetet ukrainase u përpoqën të ulin pritshmëritë për një përparim, publikisht dhe privatisht.

Një zyrtar i lartë qeveritar, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se liderët e vendit “e kuptuan se [ata] duhej të ishin të suksesshëm”, por se sulmi nuk duhet parë si një “plumb argjendi” në një luftë që tashmë është pothuajse në muajin e saj të 15-të. .