Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelenskyy thërret protesta në të gjithë botën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të protestojnë publikisht të enjten – dita kur bëhet një muaj nga pushtimi rus.

"Lufta e Rusisë nuk është vetëm lufta kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë. Rusia filloi luftën kundër lirisë”, ka thënë ai në adresimin e parë në anglisht, duke shtuar: “Ky është vetëm fillimi për Rusinë”.

"Rusia po përpiqet të mposht lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë. Të gjithë njerëzve në botë. Ajo u përpoq të tregonte se vetëm forca mizore ka rëndësi", vazhdoi ai.

Zelensky thotë se bota duhet ta ndalojë luftën.

Ai vazhdoi duke bërë thirrje për protesta në rrugë dhe për protestuesit që të marshojnë me simbole ukrainase.

Edhe Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet Botë 5 muaj më parë Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet

"Ejani në sheshet, rrugët tuaja. Bëjeni veten të dukshëm dhe të dëgjuar. Thuaj se njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, njerëzit kanë rëndësi, paqja ka rëndësi. Ukraina ka rëndësi".