Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të mërkurën se ka zhvilluar një takim me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CIA), William Burns.
Burns i cili po qëndron në Ukrainë, ka vizituar Kievin pas sulmit me raketa nga ana e Rusisë një ditë më parë, raporton “Euronews”.
"Ne patëm një takim me të. Biseduam për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për Ukrainën", tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp, duke thënë se kanë diskutuar atë që ai e përshkroi si kërcënim bërthamor të Rusisë.
Në Uashington, një zyrtar amerikan tha se Burns kishte udhëtuar në Kiev për të takuar presidentin ukrainas dhe homologët e inteligjencës pas udhëtimit të tij në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Burns më parë është takuar me shefin e spiunazhit të presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Naryshkin, në Turqi të hënën, duke kryer kontaktin e parë të nivelit të lartë SHBA-Rusi që kur Moska pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt.
Gjatë takimit, kreu i CIA-s ngriti çështjen e armëve bërthamore dhe të burgosurve amerikanë në Rusi.
-
Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë një takim Putin-Zelensky
-
Zelensky në Stamboll për forcim partneriteti
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik