Forcat ruse aktualisht kanë pushtuar rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në një video-fjalim në parlamentin e Luksemburgut të enjten, shkruan Sky News.
Vijat e para të betejës shtrihen në më shumë se 1000 kilometra.
“Ne duhet të mbrohemi kundër pothuajse të gjithë ushtrisë ruse. Të gjitha formacionet ushtarake ruse të gatshme luftarake janë të përfshira në këtë agresion”, ka thënë Zelensky.
Ai shtoi se 100 ukrainas po vdesin çdo ditë në Ukrainën lindore dhe 450-500 të tjerë janë plagosur.
Artikuj të ngjashëm
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Zelensky zotohet të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?