Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se deri në 3.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur dhe rreth 10.000 janë lënduar që nga fillimi i pushtimit rus.
Në një intervistë për CNN, ai paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin e një sulmi të mundshëm bërthamor rus.
Një muaj më parë, Zelensky vlerësoi se rreth 1.300 trupa ukrainase janë vrarë. Por në të dyja rastet, ai pretendoi se shumë më tepër ushtarë rusë ishin vrarë.
Të dyja palët në konflikt kanë bërë pretendime të shpeshta për viktimat që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit - zakonisht shumë më të larta se sa është numri zyrtar i kundërshtarit të tyre.
Artikuj të ngjashëm