Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillojë më tepër kontakte ndërkombëtare, me qëllim që sipas tij, të forcohet Ukraina ndaj agresionit rus.
Në një videomesazh, Zelensky ka thënë të dielën se po përgatiten pako të reja me ndihma ushtarake për luftëtarët në zonat e luftës.
“Pasi të ketë mbaruar kjo javë, do të mund të themi që Ukraina është forcuar. Është thelbësore që ne të shohim marrëveshje më të qarta në raportet tona dypalëshe çdo javë, si dhe rritje të qëndrueshmërisë në furnizimet me armatim, municione dhe automjete nga aleancat tona të mbrojtjes”, është shprehur ai.
Zelensky u shpreh mirënjohës ndaj vendeve që ndihmuan Ukrainën “duke siguruar që aleancat të funksionojnë”.
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Zelensky thotë se është gati për zgjedhje dhe kërkon ndihmë për t'i siguruar
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian