Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky para Parlamentit britanik: S’do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar Parlamentit të Britanisë të martën nëpërmjet një videoje duke thënë se Ukraina s’do të dorëzohet në mbrojtje të vetes përballë Rusisë.

“Po ju adresohem si qytetar, si president, i një shteti gjithashtu të madh me ëndërr e përpjekje të madhe”, ka nisur fjalimin e tij ai. “Pyetja për ne tani është të jesh apo të mos jesh – pyetje shakespeareane. Mund të jap përgjigje definitive. Është padyshim që po – do të jemi. Ne nuk do të dorëzohemi dhe s’do të humbim. Do të luftojmë deri në fund, në det e në ajër. Do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht kostos”.

Teksa ka falënderuar Britaninë për mbështetjen dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, fjalimin e Zelenskyt deputetët e nderuan me duartrokitje të gjatë.

Ai ka krahasuar luftën në Ukrainë kundër Rusisë me luftën britanike kundër nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore. “Ju nuk deshët ta humbnit vendin tuaj kur nazistët donin ta merrnin vendin tuaj. Dhe ju u deshët të luftonit për Britaninë”.

Zelensky ka thënë se sanksionet nuk janë të mjaftueshme duke përsëritur thirrjen për kufizim të hapësirës ajrore mbi Ukrainën. 15 fëmijë janë vrarë ka thënë ai.

Edhe Zelensky në Londër për bisedime me udhëheqësit evropianë për mbështetjen ushtarake Botë Zelensky në Londër për bisedime me udhëheqësit evropianë për mbështetjen ushtarake

Nga deputetët britanikë fjalimi i Zelenskyt ishte konsideruar si historik sepse ai është lideri i parë i huaj që u foli deputetëve britanikë për shkak të luftës që ka nisur në shtetin e tij. Rusia ka 13 ditë që ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Johnson: Qytetarët e zakonshëm ukrainas po inspirojnë miliona

Në përgjigje të Zelenskyt, kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se qytetarët e zakonshëm ukrainas po inspirojnë miliona me kurajën e tyre.

Johnson tha se Britania dhe aleatët janë të vendosur të furnizojnë me armë ushtarake, vendosin sanksione dhe t’i bëjnë presion Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

Shtoi se Britania do të përdorë secilën metodë të mundshme deri sa Putini të dështojë në përpjekjen e tij dhe se Ukraina do të jetë e lirë.

“Zelensky na ka inspiruar”

Udhëheqësi i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer, i tha Dhomës së Përfaqësuesve "secili nga ne është prekur nga guximi, vendosmëria dhe udhëheqja" e presidentit Zelensky.

Edhe Zelensky: Lufta me Rusinë në fazë të re, me gjithë mungesat Ukraina nuk dorëzohet Botë Zelensky: Lufta me Rusinë në fazë të re, me gjithë mungesat Ukraina nuk dorëzohet

Lideri laburist thotë se "ai na kujtoi se liria dhe demokracia jonë janë të paçmueshme".

"Ai ka treguar forcën e tij dhe ne duhet t'i tregojmë atij dhe popullit ukrainas mbështetjen tonë", tha Starmer.