Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky komenton “njohjen” e dy rajoneve nga Koreja e Veriut: “Ironi e keqe”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po e konsideron “ironi të keqe” vendimin e Koresë së Veriut për ta “njohur” pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Në një fjalim që mbajti në konferencën “Asian Leadership”, të mërkurën, Zelensky tha se lëvizja e verikoreanëve është tregues i qartë se në cilin drejtim po shkojnë territoret e pushtuara të rajonit të Donbasit, e kah ato të Ukrainës së lirë.

Presidenti ukrainas theksoi se ndaj këtij veprimi do të reagohet ashpër në të gjitha nivelet.

“Sigurisht, ne do të reagojmë shumë ashpër në të gjitha nivelet. Gjithçka është e qartë. Çfarë rruge po marrim dhe në çfarë mund të çojnë pushtuesit", tha Zelensky.

Pasditen e së mërkurës, Ukraina mori vendim t’i shkëpusë marrëdhëniet me Korenë e Veriut.