Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se armët jetike amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë në sasi të vogla, e sipas tij, procesi do të duhej të lëvizte më shpejtë.
Presidenti ukrainas ka deklaruar të hënën se trupat ushtarake ruse po përparojnë, e për këtë shkak sipas tij, armatimi duhet sa më parë të dërgohet, ka raportuar TheGuardian.
Në një konferencë për media me shefin e NATO-s në Kiev, Zelensky ka shtuar se fushëbeteja varet nga furnizimi.
“Mbështetje në kohë për ushtrinë tonë. Sot nuk po shoh ende asgjë pozitive në këtë aspekt. Ka furnizime, pak kanë filluar, por ky proces duhet të përshpejtohet. Ushtria ruse tash po përpiqet të përfitojë nga një situatë kur ne jemi në pritje të furnizimeve nga partnerët tanë...dhe pikërisht kjo është arsyeja pse dërgimi i shpejtë i dërgesave nënkupton stabilizim të frontit”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se Rusia është duke u përgatitur.
E, Stoltenberg ka thënë se fluksi i dërgimit të armatimit do të rritet nga vendet perëndimore. Sipas tij. vendet s'e kanë përmbushur atë që e kanë premtuar.
“Dua të jem i sinqertë me presidentin Zelensky që aleatët e NATO-s s'e kanë përmbushur atë që e kemi premtuar muajve të fundit”, ka shtuar ai.
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë
-
Zelensky thotë se propozimet e paqes mund t’i propozohen Rusisë brenda pak ditësh
-
Ukraina heq dorë nga NATO-ja
-
Zelensky kërkon përshpejtim të punës lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake