Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Forcat ukrainase po përparojnë në Kherson dhe Kharkiv

Volodymyr Zelensky - Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase po bëjnë përparim në jug – në rajonet e Khersonit dhe Kharkivit – dhe se po i frenojnë forcat ruse në Zaporizhzhia.

“Mbrojtësit tonë po tregojnë guxim të madh, përkundër faktit se Rusia ka avantazh të dukshëm në forca dhe armë. Ne duam që gjithë njerëzit tanë të çlirohen, por duhet të bëhet me kujdes”, ka thënë Zelensky në adresimin të martën mbrëma, raporton CNN.

Zelensky ka përshëndetur pakon e re të sanksioneve të aprovuara nga Këshilli Evropian, që do të ndalojë importet e naftës ruse, si dhe do të pezullojë kanalet e propagandës ruse dhe do të largojë Sberbankun nga SWIFT-i.

“I jam falënderues të gjithëve për të arritur këtë marrëveshje. Do të lë Rusinë në periferi të ekonomisë botërore. Rusia nuk do të jetë në gjendje të adaptohet dhe kjo nënkupton se do të mposhtet”, ka thënë Zelensky.