Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky është kundër konfliktit të ngrirë me Rusinë

Ukraina e gatshme t’i lirojë të burgosurit rusë nëse lejohet evakuimi i sigurt nga Mariupoli

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të mërkurën gjatë një samiti të Wall Street Journal se “nuk do të pajtohet për konflikt të ngrirë” me Rusinë.

Konfliktet e ngrira janë zona të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme, për të cilat Rusia është akuzuar më parë se i përdor në avantazhin e saj.

Zelensky ka thënë se marrëveshjet e mëparshme me Rusinë si Minsk-1 dhe 2, të cilat synonin t'i jepnin fund konfliktit në rajonin e Donbasit të Ukrainës, "ishin shkelur" nga Rusia dhe "nuk ishin serioze".

“Ukraina definitivisht nuk do të hyjë në një moçal të tillë diplomatik”, ka thënë Zelensky.

Rusia ka nisur agresionin mbi Ukrainën më 24 shkurt.

.