Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky bisedon me presidentin kinez Xi, për herë të parë që nga pushtimi rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Xi Jinping, për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës, raporton “CNN”.

Transmetuesi kinez “CCTV” po ashtu ka njoftuar për telefonatën.

“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me presidentin e Kinës, Xi Jinping. Besoj se kjo telefonatë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do të japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona bilaterale”, ka deklaruar Zelensky.

Në mars, Xi u takua në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kina ka pretenduar për neutralitet në konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa Pekini ka bërë thirrje për paqe.

Mirëpo, Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë apo t’i bëjë thirrje publike Rusisë që t’i tërheqë trupat.

Artikuj të ngjashëm