Rusia duhet të përballet me ndëshkim për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në një video të xhiruar, lideri ukrainas ka thirrur për krijim të tribunalit ndërkombëtar për t’i gjykuar krimet e kryera nga Rusia, ka shkruar BBC-ja të enjten.
Ai madje ka thënë se një nga formulat e ndëshkimit është edhe mbështetja ushtarake ndaj Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë më herët që 300.000 rezervistë do angazhohen në ushtrinë ruse.
Kjo lëvizje ka nxitur protesta në disa qytete ruse dhe Zelensky ka thënë se Rusia nuk është serioze në bisedimet për paqe.
Lideri ukrainas ka thënë se duke krijuar tribunalin do ta mbante përgjegjëse Rusinë për vrasjen e mijëra njerëzve.