Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje shteteve që ta godasin Rusinë me më tepër sanksione si reagim ndaj “valës së re të terrorit”, raporton BBC.
Në sulmet e Rusisë të hënën vdiqën së paku 19 persona dhe shumë tjerë u lënduan.
Zelensky ka thënë se sulmet vetëm do ta vonojnë pak rikuperimin e Ukrainës.
Të martën ka pasur sulme të reja ruse. Zelensky u ka bërë thirrje shteteve Perëndimoire që të gjejnë mënyra të reja për të aplikuar presion politik ndaj Rusisë dhe ta përkrahin Ukrarinën.
Thirrjet erdhën pasi u takuan me shtetet e G7 në një takim emergjent virtual.
Edhe
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur
Blloku – që përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja – ka premtuar të vazhdojë të ofrojë përkrahje “financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore”.
“Për valën e re të terrorit duhet të ketë një valë të re të përgjegjësisë për Rusinë – sanksione të reja, forma të reja të presionit politik dhe forma të reja të përkrahjes për Ukrainën. Shtetit terrorist duhet t’i mohohet edhe vetëm të menduarit se një valë e re e terrorit mund t’i sjellë diçka”, tha Zelensky.