Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky e akuzon Rusinë si barbare pas sulmit në Odesa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për "barbarizëm" pas një sulmi me raketa në portin e Odesës të shtunën, shkruan BBC. 

Një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës - e nënshkruar disa orë përpara sulmit – tani është vënë në diskutim nëse do të zbatohet.

Moska nuk ka komentuar mbi sulmin dhe Kievi ka thënë se përgatitjet janë ende duke u zhvilluar për të rifilluar eksportet e grurit, pavarësisht shkeljes së dukshme nga ana e Rusisë.

Por të dielën, presidenti Zelensky tha se kjo dëshmon se si Moskës nuk mund t'i besohet që t'i përmbahet marrëveshjes.

Ai u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore të aftë për të rrëzuar raketa të tilla në të ardhmen.

Ukraina është një nga eksportueset kryesore të drithit, por për shkak të luftës, rreth 20 milionë tonë drithë janë bllokuar në portet e saj për shkak të forcave ruse. Kjo ka çuar në mungesa ushqimore dhe rritje të çmimeve në të gjithë Afrikën, e cila zakonisht varet nga Ukraina dhe Rusia për grurin.

Artikuj të ngjashëm