Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky akuzon Rusinë për “terrorizëm energjetik”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Kremlinin për "terrorizëm energjetik".

Siç raporton BBC-ja, Zelensky ka thënë se 4.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, pas sulmeve ruse në rrjetin e saj të energjisë.

Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë në shkallë të gjerë ndaj strukturave energjetike ukrainase.

Pasi pësoi një seri humbjesh në fushën e betejës, Rusia ka rritur sulmet në javët e fundit ndaj infrastrukturës energjetike në qytetet larg vijave të frontit.

Sipas Zelenskyt, vetëm në muajin e fundit një e treta e centraleve energjetike të vendit, janë shkatërruar.

Si rezultat i kësaj, Qeveria ukrainase është detyruar t'i kërkojë popullsisë të përpiqet të kursejë energji.

Edhe Zelensky akuzon Rusinë për “terrorizëm energjetik” Botë Zelensky akuzon Rusinë për “terrorizëm energjetik”

"Sonte, rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë," ka thënë Zelensky në fjalimin e tij, mbrëmjen e së enjten.

Ai tha se sulmet në infrastrukturën energjetike, tregojnë "dobësinë" e Rusisë, pasi forcat e saj nuk po arrijnë të dominojnë në vijën e frontit.