Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky aksidentohet me veturë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident me veturë, ka zbuluar zëdhënësi i tij, shkruan BBC.

Një veturë pasagjerësh u përplas me automjetin presidencial dhe eskortën e tij në kryeqytetin Kiev, ka thënë Sergi Nykyforov në një deklaratë të shkurtër.

“Presidenti u kontrollua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, shtoi ai.

Drejtuesi i veturës që u përplas me autokolonën është marrë në mjekim në vendngjarje dhe është larguar me autoambulancë.

Nykyforov deklaroi se të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut po hetoheshin nga oficerët e zbatimit të ligjit. Ai nuk dha detaje të tjera.

Aksidenti erdhi pasi Zelensky, 44 vjeç, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë nga Rusia të Izyumit, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.

Edhe Pas protestave, Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase Botë 4 d. më parë Pas protestave, Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit.

Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.