Botë

Zëdhënësi i Qeverisë së Somalisë lëndohet në sulmin në Mogadishu

Kryeministri i Somalisë, Mohamed Hussein Roble, ka thënë se zëdhënësi i Qeverisë që u lëndua në një sulm terrorist në veturën e tij të dielën është në gjendje stabile, raporton BBC.

Dëshmitarët besojnë se ishte sulm direkt ndaj Mohamed Ibrahim Moalimuu duke marrë parasysh se sa afër tij detonoi bombën atentatori.

Ish-gazetari i BBC-së është dërguar në spital në kryeqendër Mogadishu pas sulmit me bombë.

Grupi militant Al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Moalimuu ka punuar si korrespondent i BBC-së për disa vite dhe ishte kreu i Unionit të Gazetarëve të Somalisë. Ai ka qenë prezent në së paku pesë sulme vetëvrasësë në Mogadishu.

Sulmi i fundit ka ndodhur pak ditë pas një sulmi ku së paku tetë persona vdiqën. Grupi Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në afërsi të kampit të Forcave Ajrore të Somalisë.