Dosje të shumta të zbuluara në Argjentinë kanë zbardhur emrat e 12 mijë nazistëve që kishin jetuar në këtë vend në vitet 1930 dhe shumica e të cilëve kishin llogari në bankat zvicerane.
Zbulimi u bë pasi që qendra “Simon Wiesenthal” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e njohur për gjurmimin e nazistëve, i ka kërkuar bankës “Credit Suisse” që t’i identifikojë llogaritë e tilla bankare. “Besojmë se këto llogari mbajnë paratë e plaçkitura nga viktimat hebreje”, ka bërë të ditur kjo qendër.
Dosjet u gjetën në një seli të dikurshme naziste në Buenos Aires. Gjermania naziste filloi konfiskimin e pronave hebraike, pasi i miratoi ligjet raciste më 1935 dhe një sasi kolosale e tyre u vodh gjatë Holokaustit në vitet 1940.
Pjesa më e madhe e pasurive të asaj kohe ishte transferua në llogaritë sekrete nëpër bankat zvicerane. Në periudhën ndërmjet viteve 1930-1938, Argjentina kishte një regjim ushtarak pro-nazist të udhëhequr nga presidenti, Jose Felix Uriburu.
-
Zvicra më në fund pajtohet t’i hapë dosjet sekrete për mjekun famëkeq nazist që përzgjidhte viktimat e Auschwitzit
-
Heshtja përballë brutalizmit nazist të nëntorit 1938 si paralajmërim i tmerrit
-
Argjentina sekuestron qindra libra që glorifikonin nazizmin
-
“’Credite Suisse’: Banka e diktatorëve dhe trafikantëve të drogës”
-
Kërkimi pa fund për fëmijët e rrëmbyer të diktaturës në Argjentinë