Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Argjentina sekuestron qindra libra që glorifikonin nazizmin

Policia Federale e Argjentinës ka ndalur punën e një shtypshkronje që po publikonte dhe shite libra që lartësonin ideologjinë naziste.

Policia argjentinase ka sekuestruar qindra libra dhe ka arrestuar një person.

Autoritetet argjentinase bastisjen e kanë cilësuar si “sekuestrim historik” të propagandës naziste.

Autoritetet kanë sekuestruar 230 libra gjatë bastisjes në San Isidro, në veri të Buenos Airesit.

Zyrtarët kanë thënë se ky është rasti më i madh i sekuestrimit të librave për ideologjinë naziste në vitet e fundit.

Edhe Policia bastis prona që lidhen me grupin e dyshuar për promovim të ideologjisë iraniane në Gjermani Botë Policia bastis prona që lidhen me grupin e dyshuar për promovim të ideologjisë iraniane në Gjermani

Komandanti i policisë argjentinase ka thënë se kanë mbetur të befasuar me numrin e madh të librave që lavdëronin ideologjinë naziste dhe Partinë Naziste.

Policia ka deklaruar se librat që ishin të gatshëm për shpërndarje dhe shitje, kishin fotografi të swastikas, kryqe të hekurt dhe simbole të tjera naziste.