Dëshmia më e hershme e amputimit kirurgjik është zbuluar në një shpellë indoneziane.
Studiuesit gjetën trupin e varrosur 31.000-vjeçar të një të riu që tregon prova të amputimit të këmbës, shkroi BBC-ja të mërkurën.
Zbulimi e shtyn origjinën e këtij operacioni të ndërlikuar për më shumë se 24,000 vjet.
Melandri Vlok, i cili ekzaminoi trupin, tha se ishte "mjaft e qartë" se ishte kryer një operacion.
Ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të lashtë, detajet e të cilit janë publikuar në revistën “Nature”, tregoi se operacioni u krye kur personi ishte fëmijë. Rritja dhe shërimi i kockës së këmbës sugjeron se u shërua dhe jetoi për gjashtë deri në nëntë vjet të tjera, duke vdekur në fund të adoleshencës ose në fillim të të njëzetave.
Edhe
Amputimi më i vjetër zbulohet në Borneo
“Me një zbulim të tillë, është një miks i keqardhjes dhe gëzimit, sepse kjo i ndodhi një personi. Ky person – fëmijë – përjetoi shumë dhimbje, edhe nëse ndodhi 31.000 më parë”, tha Vlok.
Për shkak se te personi kishte shenja se dikush u përkujdes për të, arkeologët besojnë se ishte operacion dhe jo ndonjë ndëshkim apo ritual.