Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov.
Takimi zgjati vetëm dy minuta, pasi Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do të paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij, shkruan KsP.
Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Pas arritjes së marrëveshjes për emrin, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
-
Kuvendi i Maqedonisë Veriore konstatoi dorëheqjen e Zaevit
-
Parlamenti i Maqedonisë nis sot debatin për ndryshimin e emrit
-
Zaev: Maqedonasit duhet të pranojnë emrin e ri ose të përballen me “izolim”
-
Ivanov: Duam BE dhe NATO, por me emrin dhe dinjitetin tonë
-
Maqedonia me qeveri teknike për referendumin, por pa marrëveshje të plotë