Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistën dhënë gazetës sarajevase, “Avaz” ka deklaruar se procesi i ndryshimeve Kushtetuese në shtetin e tij ende nuk ka marrë fund, se kanë kaluar me sukses disa faza të rëndësishme të atij procesi dhe se beson që Maqedonia së shpejti do të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, transmeton Koha.net.
“Kështu dërgohet porosi e qartë në botë se pas dekadash konfliktesh në rajonin e Ballkanit perëndimor, rruga drejt stabilitetit dhe progresit është e qartë. Deputetët e kuvendit bënë histori gjatë javës së kaluar, për të cilën gjë do t’i urojnë gjeneratat e ardhshme”, ka thënë ai.
“Do të jemi anëtarë të dy organizatave më të mëdha në botë – NATO-s dhe BE-së – anëtarë të barabartë të tyre si shtet i pavarur dhe krenar”, ka vlerësuar ai.
-
Maqedonia në NATO, Zaev: Po e realizojmë vendimin tonë strategjik të vitit 1993
-
Stoltenberg: Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, në rrugë të duhur
-
Flamuri i NATO-s nga sot valon para Qeverisë së Maqedonisë
-
Veseli: Edhe Kosova së shpejti do jetë anëtare e NATO-s
-
Zaev: Ka kandidatë më të mirë se unë për president shteti