Ish-kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, respektivisht, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras janë fitues të këtij viti të Çmimit ndërkombëtar për Paqen të Vestfalisë, me të cilin u jepet mirënjohja për Marrëveshjen e Prespës (MP), që zgjidhi çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.
“Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev kryen një vepër heroike me marrëveshjen e arritur për konfliktin disa shekullor rreth emrit të Maqedonisë duke dhënë kontribut shumë të madh për stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit”, deklaroi Reinhard Zinkan, kryesues i Dhomës Ekonomike të Vestfalisë dhe Lipes.
“Pa Ciprasin dhe Zaevin, çështja rreth emrit nuk do të zgjidhej dhe mosmarrëveshja mes dy fqinjëve do të vazhdonte të destabilizonte tërë rajonin e Ballkanit”, shton Zinkan.
Çmimi do të jepet solemnisht më 19 shtator/ ATSH-MIA.
-
Zoran Zaevi i shpëtoi atentatit falë Greqisë
-
33 eurodeputetë propozojnë Tsiprasin e Zaevin për Nobelin e Paqes
-
Mitsotakis flet për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës në samitin e NATO-s
-
Mickoski: Nuk pres të më censurohet e drejta njerëzore se si ta quaj shtetin tim
-
Kuvendi i Maqedonisë Veriore konstatoi dorëheqjen e Zaevit