Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zaev: Bashkë me Tspirasin deri te zgjidhja e dinjitetshme

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në llogarinë e tij në Twiter ka thënë se Maqedonia dhe Greqia po e përforcojnë miqësinë.

Ai ka shprehur edhe besimin se me kryeministrin grek Alexis Tspiras mund të gjendet zgjedhje e cila do të mbroj dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev në ora 14:00 pritet të mbaj një konferencë për shtyp, ku priten sinjalet e para për rrjedhën e bisedimeve me kryeministrin grek.

Deri atëherë delegacionet kanë vendosur të heshtin dhe të mos bëjnë publike asgjë nga ajo se çfarë kanë biseduar dy kryeministrat.

Artikuj të ngjashëm