Mediat greke nuk përjashtojnë mundësinë e një takimi të ri mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij grek Alexis Tsipras.
“Huffington Post” duke u thirrur në burime diplomatike, paralajmëron intensifikim të bisedimeve duke mos përjashtuar që deri ne mesin e muajit shkurt të përpilohet edhe draft marrëveshja ndërkombëtare rreth zgjidhjes së kontestit për emrin e Maqedonisë.
Sipas Huffington Post, fillimi i muajit mars mund të jetë vendimtar, kur edhe pritet të dihen rezultatet e negociatave për emrin.
Duke u thirrur në burime diplomatike, mediat greke raportojnë se Qeveria greke është për propozimin “Gorna Makedonija” ndërsa ajo maqedonase për “Nova Makedonia”. Megjithatë, ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz ka hedhur poshtë zërat se palët janë përcaktuar për opsionet e mundshme.
-
Kryeministri i sapozgjedhur hungarez nis bisedimet me BE-në për fondet e ngrira
-
Zelensky planifikon ta shpallë më 24 shkurt planin për zgjedhje presidenciale
-
1 shkurti – rundi i ardhshëm i bisedimeve për paqen në Ukrainë
-
Aleatët evropianë kërkojnë më tepër garanci sigurie për Ukrainën
-
Merzi skeptik për detajet e planit të paqes e Macroni thotë se “i kanë letrat në duar”