Përparim i marrëdhënieve bilaterale dhe zbatim i masave për ndërtimin e besueshmërisë, të cilët janë të rëndësishme për të dy vendet (Maqedoninë dhe Greqinë), kanë qenë pjesë e temave për të cilat kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, kanë diskutuar në linjë telefonike.
Mes tjerash është folur edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë, për zhvillimin e lidhjeve greko-maqedonase dhe kontestin me emrin. Nga Kabineti i Tsiprasit kumtuan se kryeministri grek ia ka uruar Zaevit marrjen e funksionit të kryeministrit në Maqedoni.
Tsipras në bisedë i ka përsëritur pozitat greke në lidhje me kontestin me emrin, ndërkaq është diskutuar edhe për perspektivat e Maqedonisë për pranim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Takimi i parë zyrtar mes përfaqësuesve të Qeverisë së Greqisë dhe të Maqedonisë, pritet që të mbahet këtë muaj, pasi që javën e kaluar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, e ftoi ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrovin që ta vizitojë Athinën.
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
- Kosova si Greqia
-
Trumpi e Netanyahu zhvillojnë bisedë të tensionuar telefonike për Iranin
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi