YouTube ka njoftuar se ka pezulluar kanalin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për shkelje të politikave për nxitje të dhunës, pas sulmit në Kongres javën e kaluar, njofton agjencia Reuters.
Protestuesit pro-Trump ishin futur në Kongres dhunshëm dhe u përleshën me forcat e policisë dhe vandaluan. Pesë persona humbën jetën në dhunën në Kongres.
Platformat online dhe kompanitë e rrjeteve sociale janë duke u distancuar nga Trumpi.
Me pezullimin Trumpit i ndalohet ngarkimi i videove të reja në kanal apo edhe inkuadrimi live për së paku shtatë ditë, ndërsa mund të zgjatet edhe më tej.
Trumpi vet i kishte quajtur gabime katastrofale masat që po marrin platformat online ndaj tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të folur
-
Trumpi njofton se qendrës “Kennedy” do t’i vihet dryni për renovime
-
Trumpi eskalon para kamerës, ia tregon gishtin e mesëm një protestuesi
-
Trump: Vrasësit e protestuesve në Iran do të paguajnë një çmim të lartë
-
Trumpi mbledh sonte ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me Iranin