Zëvendës ndihmës i sekretarit të Shtetit Hoyt Brian Yee deklaroi se vendi i tij nuk kundërshton që Rusia të ndihmojë në krizat humanitare dhe situatat e jashtëzakonshme, por dyshon ndaj qendrës humanitare ruse-serbe në aeroportin në Nish.
“Nuk më është e njohur që punëtorëve humanitarë në vendet tjera u nevojitet imuniteti diplomatik. Për shkak të të gjithë kësaj, konsiderojmë se Rusia ka synime tjera me këtë qendër”, ka thënë Yee në një intervistë për javoren serbe NIN.
Ai ka shtuar se SHBA-të për shkak të kësaj konsiderojnë se Rusia me këtë qendër ka disa synime tjera.
“Çështja kryesore është pse Rusia dëshiron ta bëjë këtë qendër në Nish me imunitet diplomatik për personelin e saj. Ende nuk kam dëgjuar shpjegim të mirë për këtë”, ka thënë Yee.
I pyetur se si SHBA-të do të reagojnë nëse Serbia do të lejojë statusin diplomatik për personelin rus të qendrës humanitare ruse, diplomati amerikan ka thënë se Serbia është shtet sovran.
-
Hoyt Brian Yee: Pyetni rusët pse duhet imunitet diplomatik për Qendrën Humanitare në Nish
-
Amerika kërkon kujdes nga Serbia lidhur me kërkesat e Rusisë në Nish
-
Moska fton SHBA-në “të mos përzihet në punët e brendshme të Serbisë e të Rusisë”
-
Rusia shton presionin ndaj Serbisë për statusin e bazës së vet në Nish
-
Daçiq: Së shpejti do të qartësohet statusi i qendrës ruse në Nish