Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se statusi i një qendre ruse në qytetin Nish do të qartësohet shpejt.
Daçiq i tha së përditshmes serbe "Veçernje Novosti" se Beogradi do të vendosë shpejt nëse do t'i japë ose jo statusin diplomatik stafit të Qendrës Humanitare Ruso-Serbe.
Ai tha se personalisht nuk e përkrah idenë.
Komentet e Daçiqit vijnë tri ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar nënpresidentin amerikan, Mike Pence, në Uashington.
Bisedimet e tyre kanë prekur edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë.
Stafi në qendrën ruso-serbe ka thënë se dëshiron statusin e njëjtë diplomatik sikurse stafi i NATO-s në Serbi.
Edhe
Rusia shton presionin ndaj Serbisë për statusin e bazës së vet në Nish
Kur kjo qendër është themeluar në vitin 2012, zyrtarët rusë kanë thënë se qëllim i tyre është të ndihmojnë në trajtimin e katastrofave natyrore dhe se nuk kanë qëllime politike.
Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, ka thënë në muajin maj se qendra mund të ketë motive të tjera, si ndikimi në opinionin publik.
-
Yee: SHBA-të dyshojnë në qendrën humanitare në Nish
-
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët
-
Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë
-
DASH-i për takimin Daçiq-Lavrov: Të mos i ofrohet Putinit platformë për të nxitur agresion