Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po merr pjesë në samitin ekonomik serb në Beograd, i tha gazetës serbe “Blic” se “Nuk e kuptoj pse Qendra Humanitare Ruse në Nish kërkon imunitet humanitar, pse i duhet kjo”, transmeton Koha.net.
Ai deklaroi se “SHBA dëshirojnë një serbi prosperuese, stabile, të sigurt dhe të integruar në Europë”.
“Nuk e kuptoj pse Qendra Humanitare Ruse në Nish kërkon imunitet humanitar, pse i duhet kjo. Prandaj i propozojmë partnerëve tanë, pushtetit këtu në Serbi, që të pyesin pse i duhet kjo dhe pse i bëhet presion Serbisë që t’ia mundësojë një gjë që nuk është normale”, tha Hoyt Brian Yee, transmeton Koha.net.
“Nuk e shohim se imuniteti diplomatik për Qendrën Humanitare Ruse do t’i ndihmojë Serbisë të arrijë qëllimet e veta, që t’i bashkohet Europës dhe t’i arrijë standardet europiane”, u shpreh ai.
-
Yee: SHBA-të dyshojnë në qendrën humanitare në Nish
-
Amerika kërkon kujdes nga Serbia lidhur me kërkesat e Rusisë në Nish
-
Shqetësimi i SHBA-së për qendrën ruse në Serbi, është afër Kosovës
-
Rusia kërkon që personelit të “Qendrës Humanitare” ruso-serbe në Nish t’i jepet statusi diplomatik
-
Çanak: Në Nish gjendet baza spiunuese e Rusisë