Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.
Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.
Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.
Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.
Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik.
Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.
-
Washingtoni dërgon sinjal rikonfirmimi të angazhimit në Ballkan
-
Yee në Beograd: SHBA do të mbrojnë aleatët në Ballkan
-
Hoyt Yee: Rreziku i përsëritjes së konfliktit në Ballkan është në rritje
-
Kërcënimi nga Rusia, SHBA-ja paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkan
-
SHBA-ja e shqetësuar për rrezikun se tensionet në veri mund të bëhen serioze