Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

William Barr beson se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së

William Barr, i nominuari i presidentit amerikan, Donald Trump për pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm në Shtetet e bashkuara ka thënë më 15 janar se beson që Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane dhe ka shtuar se shtetit i duhet “rezolutë e besushme” në këtë çështje.

“Unë besoj se është në interesin e secilit, presidentit, Kongresit dhe më së shumti popullit amerikan që kjo çështje të zgjidhet duke lejuar Këshilltarin Special të kompletojë punën e tij”, ka thënë Barr.

Këshilltari Special, Robert Mueller është duke kryer hetime për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions është larguar vitin e kaluar nga mbikëqyrja e hetimeve.

Barr ka thënë se nëse konfirmohet nominimi i tij, ai nuk do të lejojë që interesat e tij personale apo ato politike të ndërhyjnë në hetime.

Edhe Mueller i shkruan prokurorit Barr: Nuk e publikove thelbin e hetimit tim për ndërhyrjen ruse Botë Mueller i shkruan prokurorit Barr: Nuk e publikove thelbin e hetimit tim për ndërhyrjen ruse

Ai ka thënë se nuk do të shkarkonte Muellerin dhe nuk do të lejonte të ndikohej nga askush, përfshirë presidentin Trump.

Barr i ka bërë këto komente në një seancë për konfirmimin e tij në Komitetin Gjyqësor të Senatit në SHBA.