Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Wilders lavdëron Putinin dhe paralajmëron vizitë në Rusi

Lideri i Partisë së Lirisë (PVV) dhe fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Holandë, Geert Wilders, dëshiron të luftojë kundër “rusofobisë histerike” dhe në këtë drejtim ka thënë se Rusia nuk është armike.

Ai e sheh presidentin rus Vladimir Putin si aleat në luftën kundër terrorizmit dhe emigracionit masiv nga Afrika. Ai planifikon të vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm për të bërë të qartë se “jo të gjithë në Holandë janë anti-rusë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, Holanda mund të mësojë shumë nga rusët sa i përket patriotizmit.

Wilders dënoi politikanët që, sipas tij, po bëjnë lojëra politike duke mbjellë imazhe të rreme të armikut.

Javën e kaluar, ministrja e Brendshme holandeze Kajsa Ollongren paralajmëroi për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në opinionin publik në Holandë përmes lajmeve të rreme dhe ‘memeve’ të internetit.

Wilders, të cilin “Politico” e quajti “makthi më i keq i Evropës”, thotë se dëshiron të balancojë “rusofobinë histerike që mbretëron aty-këtu në Holandë”.

Udhëheqësi i PVV ka thënë gjithashtu se e kuptonte ndjenjën e Rusisë “pas rrethimit të NATO-s”.

“Unë jam një tifoz i madh i NATO-s dhe amerikanëve, por këtu Rusia ka të drejtë”, ka thënë ai.

Ai beson se jo gjithçka që bën Rusia është e mirë, por sheh interesa dhe ngjashmëri mes Rusisë dhe Holandës.

Fitorja e Wildersit në zgjedhjet holandeze ka tronditur Evropën. Lideri i së djathtës ekstreme ka pasur premtime radikale, siç është ndalimi i Kuranit.