Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme euroskeptike, Partisë Çlirimtare, Geert Wilders ka kundërshtuar vendimin që një mysliman të jetë shef i një bashkie në Holandë.
Wilders haptazi kundërshtoi vendimin që Ahmed Marcouch, me origjinë në Maroku, të marrë postin e kryetarit të Arnhemit, pasi paraprakisht, ish kryetari i kësaj komune braktisi postin nga shkaku i një sëmundjeje, raporton Anadolu Agency.
Wilders tha se Marcouch, në kohën sa ka qenë kryetar i komunës së Slotevaartit në Amsterdam, u përpoq që të, siç tha ai, islamizojë qytetin.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri holandez jep dorëheqje
-
Lideri i së djathtës ekstreme braktis koalicionin në Holandë
-
Ish-shefi i spiunazhit, Dick Schoof nominohet për kryeministër të Holandës
-
Qeveria e koalicionit holandez e dominuar nga një parti anti-islame lufton për të gjetur kryeministër
-
Qeveria e re holandeze do të kërkojë "përjashtim" nga rregullat e BE-së për azilin