Në shtatë muaj pas zgjedhjeve presidenciale franceze në prill të 2012-ës, partitë më të mëdha dhe tre kandidatët, sfiduesi socialist Francois Hollande, presidenti në largim Nicolas Sarkozy dhe liderja e Frontit Kombëtar Marine Le Pen, spiunoheshin nga CIA. Lajmi raportohet në uebsajtin e Wikileaks, transmeton abcnews. Por gjithsesi është vetëm një pjesë e një serie informacionesh të rezervuara që do të publikohen së shpejti.
Thelbi është në tre urdhra specifikë të CIA-s që kanë si objektiv pikërisht partinë socialiste, frontin kombëtar dhe partinë e atëhershme të Sarkozi UMP-në. Por spiunimi kishte të bënte edhe me ish kandidatët socialistë si Martine Aubry e Dominique Strauss Kahn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCIA - sipas Wiklileaks - urdhëronte mbledhjen e informacioneve, edhe të strategjive elektorale të partive dhe kandidatëve, për zhvillimin e debateve të brendshme, financimet, programet politike dhe ekonomike, marrëdhëniet me vendet e tjera europiane dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj që shkruan Uikililks, urdhërat e CIA-s ishin të klasifikuara dhe mund të lexoheshin vetëm nga amerikanët për shkak të ndjeshmërisë.
Qëllimi i spiunazhit ishte mbështetja e aktivitetit të CIA-s, të seksionit mbi Bashkimin Europian të agjencisë së spiunazhit të mbrojtjes si dhe të seksionit të shërbimit të inteligjencës dhe kërkimit në departamentin e shtetit. Operacioni sipas Uikiliks zgjati 10 muaj nga 21 nëntori 2011 deri në 29 shtator 2012, pra dhe disa muaj pas zgjedhjeve që nxorën fitues Fransua Holond.