Senatorja demokrate kërkon shkarkimin e presidentit amerikan Donald Tramp, pas publikimit të letrës në New York Tajms nga një zyrtar i lartë anonim në Shtëpinë e Bardhë. Senatori republikan Rand Paul kërkon përdorimin e testit të së vërtetës për të gjetur autorin.
Pas artikullit të zyrtarit të lartë anonim të administratës Tramp, të publikuar nga New York Tajms, senatorja e Massachusets, e Partisë Demokratike, Elizabet Woren u shpreh për CNN se nëse zyrtarë të lartë të administratës amerikane thonë se presidenti nuk është në gjendje të jetë i tillë, atëherë ata duhet të përdorin amendamentin e 25 të kushtetutës amerikane që lejon shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë në rast se ai nuk është në gjendje të qeverisë, transmeton abcnews.
Deri tani Partia Demokratike nuk ishte shprehur publikisht për mundësinë e shkarkimit të presidenti Tramp. Por deklarata e senatores Woren, e cila konsiderohet si një nga alternativat e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ka dhënë dritën jeshile për hapjen e debateve në frontin liberal sidomos në prag të zgjedhjeve të mes mandatit.
Ndërkohë bashkëpunëtorët kryesorë dhe ministrat e presidentit Trump kanë mohuar mundësinë e të qenit autorë të letrës anonime të publikuar nga New York Tajms që fliste për një rezistencë të heshtur kundër Tramp në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Tramp e konsideroi letrën si tradhtitë lartë, ndërsa senatori republikan Rand Paul propozoi që të përdoret testi i të së vërtetës për të zbukuruar se cili nga ata që kanë akses në sekretet e shërbimit të inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar letrën anonime në New York Tajms.
-
Trumpi thirret të dëshmojë nën betim në procesin e impiçmentit
-
Të pashembulltat e Trumpit fusin SHBA-në në territor të paeksploruar
-
Nis procedura për shkarkimin e Trumpit pas sulmit ndaj Kongresit
-
Dhoma e Përfaqësuesëve aprovon rezolutën për largimin e Trumpit
-
Tentimi i dytë për shkarkimin e Trumpit, rreth nxitjes së kryengritjes