Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vulin: Nëse nuk na dëshiron Evropa, e kemi Rusinë

Foto: Tanjug

Ministri pro-rus i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Serbia mund të heq dorë nga synimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian për marrëdhënie më të afërta me Rusinë.

Në deklarimin e tij të qartë në televizionin pro-qeveritar “Pink”, Vulin tha se “në rast se BE-ja nuk e dëshiron Serbinë, ka të tjerë që e donë”.

Edhe pse Serbia formalisht kërkon anëtarësim në BE, liderët e saj populistë gradualisht e kanë orientuar vendin drejt Rusisë. Moska është përkrahës kyç i Serbisë rreth çështjes së Kosovës, shkruan AP.

Vulini thotë se Serbia duhet të krijojë “një kufi të fortë dhe të mbrojtur fuqishëm” me shqiptarët e Kosovës, transmeton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm