Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sanksionet kundër Rusisë nuk do të vendosen derisa të ketë një kërcënim ekzistencial për vendin e tij.
Ai po refuzon thirrjet e Perëndimit për t’i vënë sanskione Rusisë për agresionin në Ukrainë.
Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vënë sanskione Moskës.
“Ne do të bëjmë politikë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Nëse vijmë në një situatë ku jemi të kërcënuar ekzistencialisht, do t'u drejtohem qytetarëve dhe do t'u them - duhet, por nuk mendoj se është ende momenti”, tha Vuçiq në nëj intervistë për “TV Prva”, të enjten mbrëma.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi i prerë: Serbia nuk do t’i vërë sanksione Rusisë
-
Serbia s’i vë sanksione Rusisë, Vuçiqi i druhet deklaratës së Putinit
-
Vuçiq: Serbia s’do t’i vendosë sanksione Rusisë
-
Serbia kërkon 48 orë kohë për të dhënë qëndrimin - për apo kundër Rusisë
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE