Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe për këtë pret që të përballet me pasoja, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbrojtur interesat ruse kur ka shtruar analogji me Kosovën për shpalljen e pavarësisë së Luhanskut e Donetskut, zona të Ukrainës. Këtë deklaratë e ka cilësuar si “jo të lehtë” për Serbinë.
“S’ka dyshim që do të përballemi me pasoja për mosvënien e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky është çmimi i politikës sonë”, ka thënë Vuçiq në konferencën për media të premten, raporton “Danas”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se Serbia s’do t’i shkelë apo shuajë miqësitë në Lindje. Sipas tij, vetëm një forcë që është në interes të Serbisë mund ta ndryshojë këtë. Siç ka thënë Vuçiq, populli serb duhet ta dijë që strategjia e Serbisë është rruga drejt Evropës.
“Pozicioni jonë ka ndryshuar shumë dhe është shumë më e vështirë pas deklaratave të presidentit rus, Putin, për çështjen e Kosovës, në përpjekje për të mbrojtur interesat ruse”, ka thënë ai në konferencën e jashtëzakonshme, që u shty për shtatë ditë, e në të cilën citoi deklaratat e Putinit në takimin që pati me kreun e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Putini në atë takim kishte thënë se Donetsku e Luhansku në Ukrainë kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë dhe se Kosovës ia ka njohur të drejtën Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Sipas Vuçiqit, deklarata e Putinit ishte në mbrojtje të interesave ruse, por ka nxitur argument “që s’do të jetë i lehtë”.
“Mendoj se tash do të jemi në presione të vështira dhe tema e Kosovës do të jetë dominonte. Kjo s’do të thotë që Rusia do ta njohë Kosovën. Nuk do ta njohë. E as që mendoj se do të ndodhë diçka rreth kësaj çështjeje, pos që do të jemi nën presion të madh, shumë më të madh sesa viteve më herët. Kjo po bëhet e padurueshme”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë se “s’do të dorëzohet” para sondazheve që thonë se serbët janë kundër hyrjes në Bashkimin Evropian.
Konferenca për media e Vuçiqit u mbajt pas disa ditësh shtyrjeje. Ai kishte paralajmëruar se do të flasë në detaje për të gjitha problemet me të cilat Serbia po përballet dhe për përgjigjet e Beogradit.
Ka shtuar se në qershor do të konsultohet me të gjitha palët për pozicionin e Serbisë për luftën në Ukrainë.