Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiq nga takimi me Putinin pret lajme të mira për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pas dy ditësh në Moskë do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se shpreson se do të ketë lajme të mira për Serbinë pas këtij takimi.

Vuçiq, i cili nesër niset për në Rusi, parashihet se do ta vizitojë një kapacitet shkencor-teknologjik, e pastaj e dorëzon mirënjohjen të cilën ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, pas vdekjes ia ka ndarë ambasadorit të dikurshëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, raporton agjencia Beta, shkruan rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më 19 dhjetor e kam një takim të madh dhe të rëndësishëm me Putinin dhe shpresoj se do të ketë lajme të mira për Serbinë”, u tha sot Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në një rajon të Serbisë.